Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë arritur nivelin më të lartë të rasteve me fruth në 35 vitet e fundit.
Sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), deri në fund të korrikut 2026 janë konfirmuar 2.318 raste, duke tejkaluar shifrën prej 2.289 rastesh të regjistruara gjatë gjithë vitit 2025, raporton BBC.
Ekspertët e lidhin rritjen e rasteve me uljen e vaksinimit dhe shtimin e hezitimit ndaj vaksinave në disa komunitete.
Në muajin nëntor pritet të vendoset nëse ShBA do ta humbasë statusin e vendit që ka eliminuar fruthin, nëse transmetimi i virusit vazhdon pa ndërprerje.
Gjatë 18 muajve të fundit, ShBA ka regjistruar më shumë raste me fruth sesa gjatë 25 viteve të mëparshme së bashku.
Deri tani, raste janë raportuar në 45 shtete, ndërsa shpërthime të reja po menaxhohen në Virxhinia, Pensilvani dhe Utah.
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...