Prokurorët amerikanë kanë akuzuar një anëtar të mafies japoneze, i cili dyshohet se ka tentuar të trafikojë material, i cili përdoret për armë të shkatërrimit në masë.
Sipas autoriteteve, Takeshi Ebisaëa së bashku me bashkëpunëtorin e tij tajlandez, po ashtu me precedentë penalë për armë dhe drogë, dyshohet se kanë tentuar të dërgojnë plutonium në Irani, që ky i fundit të ndërtonte një bombë bërthamore.
Nëse akuzat e ngritura vërtetohen, drejtuesi i lartë i Jakuzës, i cili aktualisht ndodhet në një burg në Brooklyn rrezikon të dënohet përjetë.
Departamenti Amerikan i Drejtësisë bën me dije se Ebisaëa dhe bashkëpunëtorët e tij i treguan mostra të materialeve bërthamore në Tajlandë një agjenti të fshehtë nga Agjencia Amerikane të AntiDrogës (DEA).
Agjenti u prezantua si një trafikant droge dhe armësh me lidhje me një gjeneral iranian. Mostrat bërthamore, të cilat erdhën nga Mianmar, u kapën nga autoritetet tajlandeze dhe u transferuan te hetuesit amerikanë.
Një laborator amerikan konfirmoi se materiali përmbante uranium dhe plutonium i cili mund të përdoret për armët e fuqishme bërthamore.
Ebisaëa përballet me akuza duke përfshirë konspiracion për të kryer trafikim ndërkombëtar të materialeve bërthamore, konspiracion për importimin e narkotikëve, komplot për të blerë, transferuar dhe zotëruar raketa kundërajrore dhe pastrim parash.
Bashkëpunëtori i tij, shtetasi tajlandez Somphop Singhasiri, 61-vjeçar, po përballet me akuza për drogë dhe armë./abcnews.al
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media
Parashikimi i motit për sot
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X