Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis dhe homologu i tij i Katarit, Khalid al Attiyah kanë arritur një marrëveshje me vlerë 12 miliardë dollarë për shitjen e 36 avionëve luftarakë “F-15”.
Lajmin e bën të ditur CBS News, që kujton se si vetëm pak ditë më parë presidenti Trump e akuzoi zyrtarisht Katarin për financim të terrorizmit.
“Shitja do t’i japë Katarit një status të posaçëm për kapacitetet e tij për ruajtjen e sigurisë dhe bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara”, thuhet në një deklaratë të Pentagonit.
Mediat amerikane kujtojnë se vitin e kaluar Kongresi i kishte dhënë dritën jeshile një kontrate për furnizimin me 72 avionë “F-15” për qeverinë në Doha, duke i hapur rrugë marrëveshjes së arritur ditën e djeshme.
E sigurt është se bëhet fjalë për një pakt të arritur kur vendet fqinje të Katarit nuk kanë ndërprerë ende marrëdhëniet diplomatike e tregtare me të.
Veprim ky që do t’i jepte jetë një krize të rëndë e ku do të përfshiheshin edhe Shtetet e Bashkuara, që në Katar kanë vendosur 10 mijë trupa ushtarake.
KFOR monitoron një operacion shpërthimi në Kosovë
Bashkimi godet fuqishëm, transferon Adrio Baileyn
E rëndë në Australi, një burrë humbet jetën pasi u sulmua ng...
Albion Rrahmani gjen golin e radhës në Çeki
I shpëtoi sulmit rus, ambasadori shqiptar: Raketa depërtoi e...
Presidentja e Komisionit Evropian: Iranit s’duhet t’i lejohe...