SHBA-ja do të mbajë numrin aktual të trupave ushtarake në K.Jugore

15:06 | 28 Qershor 2018

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis, ka siguruar homologun e tij jugkorean, Song Young-moo, se Shtetet e Bashkuara do të mbajnë numrin aktual të trupave ushtarake në Gadishullin Korean, transmeton AP.

Mattis i ka thënë ministrit Young-moo në Seul të enjten se përkushtimi amerikan ndaj Koresë Jugore mbetet i hekurt.

SHBA-ja aktualisht ka 28,500 trupa të stacionuar në Korenë Jugore.

Mattis është takuar me Songun gjatë një ndalimi të shkurtër në rrugën e tij nga Kina në Japoni.

Ndalesa e tij ka bartur mesazh të qartë, për të siguruar jugkoreanët, pas anulimit të stërvitjeve të përbashkëta ushtarake të planifikuara më vonë gjatë vitit mes këtyre dy vendeve.

Mattis ka thënë se SHBA-ja është e përkushtuar për të mbajtur “numrin aktual të forcave amerikane” në gadishull.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara