Shtetet e Bashkuara kanë arrestuar një ish-punonjës diplomacie, me akuzat se i ka dorëzuar dokumente “top secret” një agjenti kinez.
Sipas dëshmisë nën betim, 60-vjeçari nga Virginia Kevin Mallory thueht se ka udhëtuar drejt Shangait në mars dhe prill të këtij viti. Ai është marrë në pyetje nga agjentët doganorë në Aeroportin e Chicagos, pasi nuk kishte deklaruar një shumë prej 16.500 dollarësh “cash” që iu gjetën në valixhe.
Një zyrtar i lartë i Departamentit të Drejtësisë tha se akuzat ndaj tij janë tejet “serioze”.
“Sjellja e pretenduar në këtë ankimim është serioze. Këto akuza duhet t’i dërgojë një mesazh të qartë kujtdo, i cili do të çojë nëpërmend të shkelë besimin e publikut dhe të kompromentojë sigurinë tonë kombëtare, duke zbuluar informacione të klasifikuara”, tha Dana J. Boente, ndihmësprokurorja e Përgjithshme në detyrë për Sigurinë Kombëtare.
Superliga e basketbollit vjen sot me derbin Peja-Sigal Prish...
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thirrje qytetarëve: Shmangn...
Zbulohet një sistem i ri diellor
Mbillen mbi 100 karanfila mbi urën e Ibrit
Turi i Ramës, “Punët për Shqipërinë”/ PS nis takimet me qyte...
Jemeni i përfshihet konfliktit, rajoni përjeton sulme gjatë ...