Nga e premtja, secili person në Britani të Madhe do të ketë qasje në dy teste të shpejta për coronavirus në javë.
Testet, rezultatet e të cilave dihen brenda 30 minutave, do të jenë të qasshme falas në qendra të testimit, barnatore apo mund të dërgohen me postë.
Ministria britanike e Shëndetësisë ka thënë se me këtë hap synon të shmangë shpërthimet e coronavirusit, teksa lehtësohen masat e izolimit.
Mirëpo kritikët kanë thënë se ky program rrezikon të kthehet në shpenzim “skandaloz” të parave.
Kryeministri britanik Boris Johnson pritet të takohet të hënën me kabinetin qeveritar për të nënshkruar fazën e re të lehtësimit të masave, çka mund të mundësojë hapjen e dyqaneve jo të domosdoshme dhe rihapjen e restoranteve nga 12 prilli.
Testet e shpejta veçse kanë nisur t’iu ofrohen fëmijëve nëpër shkolla dhe familjeve të tyre, si dhe atyre që nuk mund të punojnë nga shtëpitë.
Ky lloj i testit, që mund të kryhet në shtëpi, ka për qëllim testimin e personave që nuk kanë simptoma të coronavirusit. /rel/
Valverde flet fjalë të mëdha për Arda Gulerin
Një tërmet i fuqishëm godet Kilin, sa ishte magnituda
A janë të sigurta rrezet X dentare?
Cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë?
Conceicao: Unë marr përgjegjësinë e plotë për këtë humbje
Time Kadrijaj konfirmon se i ka fituar votat për deputete ed...