Martin Schulz në një deklaratë për mediat ka pranuar humbjen, duke deklaruar se do të qëndrojnë në opozitë duke marrë të gjithë përgjegjësitë e humbjes.
Ai tha se do të krijohet opozita më e fortë që Gjermania ka pasur ndonjëherë.
Martin Schulz: Kemi rënë dakord që të formojmë partinë opozitare më të fortë, në mënyrë që të marrin përgjegjësinë që na ka dhënë populli gjerman. Kjo do të jetë detyra jonë, do të punojmë, do të diskutojmë dhe mbi të gjitha do të diskutojmë rezultatet e zgjedhjeve.
Do të jem në dispozicion për këtë diskutim, por për këtë do të më duhet pak kohë. Gjatë javëve të kaluara kemi diskutuar rreth çështjeve të ndryshme, cfarë do të ishte e vlefshme për Gjermaninë gjatë dekadave të ardhshme.
Do të doja ta përfundoja fjalën time. Partia SPD po përjeton disa orë të vështira dhe më të vështirat që kemi përjetuar ndonjëherë. Tani duhet të tregojmë forcën tonë. Duhet të marrin përgjegjësinë dhe të krijojmë opozitën më të fortë që ka qenë ndonjëherë në Gjermani.
Kurti ndan fotot nga takimet në Barcelonë: Aleancë globale p...
NASA: Asteroidi “Zoti i kaosit” do të kalojë pra...
Zbulohen ngjyrat e iPhone 18?
Çka i ndodh trupit nëse nuk pimë mjaftueshëm ujë?
Shmangni këto ushqime kur jeni të sëmurë
Rikthimi i krizës në Hormuz, Trump thërret takim në Dhomën e...