Probabiliteti që koronavirusi të hyjë drejtpërdrejt në mushkëri është jashtëzakonisht i vogël, prandaj pneumonia kryesisht buron nga organet e sipërme të frymëmarrjes, sipas hulumtimit të fundit të botuar nga shkencëtarët hungarezë, shkruan Scientific Reports.
Sipas rezultateve të shkencëtarëve, mundësia për depërtim të patogjenit në mushkëri është e vogël, madje edhe nëse thithen aerosolet e kollës së një personi të infektuar me koronavirus.Procesi i cili çon në pneumoni fillon me infeksionin e traktit të sipërm respirator, ku virusi shumohet dhe depërton poshtë në organet respiratore, theksojnë shkencëtarët.
Ata kanë propozuar aplikimin e agjentit i cili zvogëlon përqendrimin e virusit në mukozën e membranës së gojës dhe hundës kur pacienti i ndien simptomat e para të sëmundjes, siç janë kolla apo mungesa e aromave apo shijeve, në mënyrë që të shmanget një fazë më e vështirë, thuhet në deklaratën e Rrjetit të Kërkimeve Eötvös Loránd.
Shkencëtarët gjithashtu theksuan rëndësinë e zvogëlimit të përqendrimit të covidit në ajër dhe sugjeruan ajrosjen e shpeshtë të dhomës dhe kollitjen në një facoletë madje edhe kur pacienti është vetëm në dhomë.
Izraeli godet qytetin libanez të Tiros, pavarësisht paralajm...
PDK pas zgjedhjeve: Zgjedhjet e brendshme mund të nisin në s...
Inspektorati në Mitrovicë ndalon punimet që po kryheshin pa ...
Në Forumin Ekonomik të Vjenës, Kurti fton kompanitë e huaja ...
Nico Paz merr vendimin e papritur rreth të ardhmes së tij
Spalleti e do me çdo kusht tek Juventusi, por ky është vendi...