Rusia thotë se ka pezulluar marrëveshjen me SHBA-në që parandalon përplasjet në ajër mbi Sirinë si përgjigje ndaj sulmeve ajrore amerikane në bazën ajrore.
Ministria e Jashtme ruse në një deklaratë ka thënë se pas vendimit të Donald Trumpit për të gjuajtur 59 raketa në një cak ushtarak në Siri, Moska do të pezullojë memorandumin me Amerikën që parandalon incidentet në ajër, transmeton portali arbresh.info.
Nën këtë memorandum, të nënshkruar pasi Rusia nisi fushatën ajrore në Siri në shtator të vitit 2015, Rusia dhe Amerika shkëmbenin informacione për fluturimet e tyre për të shmangur incidentet në qiellin e Sirisë.
Shtëpia e Bardhë e ka përshkruar ndërhyrjen ajrore si një “paralajmërim” që ishte i nevojshëm dhe i përshtatshëm pas përdorimit të armëve kimike nga Bashar al-Assad në qytetin e mbajtur nga rebelët, Idlib./Arbresh.info
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...