Moska ka kërkuar nga Uashingtoni që të mbyllë dy kampet e refugjatëve që ndodhen në territorin e Sirisë, aktualisht nën kontrollin e trupave amerikane, raporton Anadolu Agency (AA).
Kreu i Qendrës Kombëtare të Menaxhimit të Mbrojtjes së Rusisë, Mikhail Mizintsev, theksoi se çdo ditë vonese në shpërndarjen e kampeve të refugjatëve Al-Hol dhe Al-Rukban kushton deri në 10 jetë.
“Ne i bëjmë thirrje palës amerikane që të lejojë kthimin e refugjatëve që mbahen në Al-Rukban dhe Al-Hol në shtëpitë e tyre, me qëllim për t’i eliminuar këto kampe përgjithmonë, për të liruar territoret në Al-Tanf në bregun e majtë të lumit Eufrat”, tha Mizintsev.
Që nga prilli i vitit 2017, grupi terrorist YPG/PKK në kampin Al-Hol ka vendosur civilë që ikin nga terroristët e DEASH-it, si dhe anëtarë të familjes së DEASH-it.
Sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara (OKB), marsin e kaluar situata në kampet Al-Hol dhe Al-Rukban ishte “dëshpëruese”, pasi UNICEF-i raportoi se nga janari i vitit 2019 kanë humbur jetën 60 fëmijë në Al-Hol dhe rreth 20 të tjerë në Al-Rukban.
Siria sapo ka filluar të dalë nga një konflikt shkatërrues që filloi në vitin 2011 kur regjimi i Bashar al-Assadit u përplas me protestat pro-demokratike.
Propozimi që ndërtesës në Ambasadën amerikane në Kosovë t...
Haxhiu reagon pas sulmit në Skenderaj
Kurti: Opozita po bllokon reformat dhe po rrezikon miliona e...
Spitali i Mitrovicës jep detaje për gjendjen e Hysni Mehanit...
REL: SHBA’ja i jep dritën e gjelbër armatimit për Kosovën me...
Klubi i madh europian vendos në shitje gjithë skuadrën – për...