Kryeministri rumun, Florin Kicu, duket se i ka ditët e numëruara në krye të qeverisë pasi aleatët i kanë vënë kusht të largohet nëse i intereson ta mbajë në këmbë koalicionin. Gjashtë ministra të partisë “Unioni për Ruajtjen e Rumanisë” dhanë dorëheqjen një ditë më parë, një javë pasi kryeministri Kicu shkarkoi edhe kolegun e tyre që i doli atij kundër.
Rumania po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme pas dorëheqjes së gjashtë ministrave nga njëra parti e koalicionit.
Kreu i partisë “Unioni për Ruajtjen e Rumanisë” tha se nuk ka më besim te kryeministri Florin Kicu.
Liberalët e Kicusë, Unioni dhe grupi etnik i hungarezëve kontrollojnë 56 për qind të parlamentit por aleatët kundërshtojnë propozimin e kryeministrit për një projekt infrastrukturor 10 miliardë euro, që sipas tyre ai do ta përdorë për të fituar mbështetje politike teksa bëhet gati për zgjedhjet brenda partisë.
Ministri i Drejtësisë që e refuzoi planin zhvillimor u shkarkua nga detyra në fillim të muajit dhe gjithë ministrat e partisë Unioni thanë se do dorëzojnë mandatet e tyre ditën e martë nëse kryeministri Kicu vazhdon ta mbajë pushtetin.
Ditën pritet të diskutohet edhe procedura për mocionin e votëbesimit brenda 45 ditëve.
Socialdemokratët që janë partia kryesore e opozitës kanë kërkuar zgjedhje të reja për ta zgjidhur ngërçin, ndërsa Dan Barna i cili drejton partinë “Unioni për Ruajtjen e Rumanisë” ende në qeveri, thotë se shpreson t’i shmangë ato duke ndërruar vetëm kryetarin e kabinetit aktual.
Rumania është vend anëtar i Bashkimit Europian që prej vitesh has paqëndrueshmëri në aspektin politik dhe financiar.
Nga lufta në Kosovë te bullizmi, Shëndriti prek me historinë...
Rama uron besimtarët katolikë për Pashkët: Gëzuar Ditën e Re
Mesha e Pashkëve, Ipeshkvi Gjergji: Bëj thirrje për paqe, pë...
Si mund të tërhiqet një vend nga NATO?
Mot me diell sot në Kosovë, temperaturat 18 gradë celsius
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...