Një valë e të nxehti që ka përfshirë provincën e Kebekut në Kanada ka shkaktuar të paktën 54 viktima, thonë zyrtarët.
Temperaturat përvëluese nisën të premten e kaluar me rreth 35 gradë Celsius, lagështi të lartë dhe smog, transmeton portali arbresh.info.
Numri i të vdekurve është rritur çdo dit këtë javë, me shumicën e viktimave që ishin të moshës 50 deri në 85 vjeçare.
Vala e nxehtësisë e kësaj vere ishte ndër më të këqijat që ka provuar provinca në dekada, thonë zyrtarët.
Ajo zgjati dy ditë më shumë se një periudhë e ngjashme pesëditore e ngrohjes ekstreme në vitin 2010, por paralajmërimet për ngrohje u ngritën gjatë natës të premten, kur temperaturat filluan të ftoheshin.
Temperaturat pritet të jenë sezonale dhe të qëndrojnë në 30 ° C ose më poshtë gjatë ditëve të ardhshme, pa lagështirë./Arbresh.info/
Këto janë dhjetë projektligjet që u miratuan sot në Kuvend
Një i vdekur dhe dy të lënduar pas një aksidenti në Livoç të...
Haxhiu: Eliot Engel, përkrahës i palëkundur i lirisë dhe sht...
Ambasada e Kosovës në SHBA për vdekjen e Eliot Engel: Trashë...
Vdekja e Engel, Abdixhiku: Humbëm një mik të madh, por mbësh...
Vjosa Osmani: Eliot Engel ishte zëri i Kosovës në Kongresin ...