Një tërmet i fuqishëm ka goditur brigjet e Egjeut të Turqisë dhe në veri të ishullit grek të Samos, duke shkatërruar shtëpi dhe duke vrarë të paktën 22 njerëz.
Lëkundja me madhësi 7.0 u përqendrua në provincën Izmir të Turqisë, tha Shërbimi amerikan Gjeologjik, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info
Në Turqi kanë humbur jetën 20 persona dhe 768 janë plagosur në provincën e Izmirit, ndërsa në Samos kanë vdekur dy adoleshentë.
Lëkundja e cekët shkaktoi një mini-cunami që përmbyti Izmirin dhe Samosin.

Autoritetet në Izmir, kryeqyteti i provincës, tani janë duke ngritur një zonë tendë për të strehuar rreth 2,000 njerëz brenda natës, mes frikës se më shumë ndërtesa mund të shemben.
Në Izmir, qyteti i tretë më i madh i Turqisë me rreth tre milion banorë, shumë njerëz u panë duke dalë në rrugë në panik dhe frikë pas goditjes së tërmetit. Të paktën 20 ndërtesa u shembën.
Në anën tjetër, në Greqi banorëve u është thënë të qëndrojnë jashtë dhe të largohen nga zonat bregdetare. Rreth 45 mijë njerëz jetojnë në Samos.
Autoritetet thanë se 70 njerëz janë shpëtuar nga poshtë rrënojave, përderisa ekipet e shpëtimit janë duke vazhduar kërkimin për të shpëtuar të tjerë njerëz.
Turqia dhe Greqia kanë ulur tonet e mosmarrveshjes pas fatkeqësisë natyrore dhe i kanë ardhur në ndihmë njëra-tjetrës./arbresh.info/
Vdekja e babait të Calit, Gucati: Dhimbja bëhet më e thellë ...
Haxhiu uron Krishtlindjen: Le të sjellë ngrohtësi në zemra d...
Abdixhiku: Kosova e shqiptarët e saj kanë qenë shembull i ha...
Kurti uron Krishtlindjen
Internacionalja Socialiste mbështet VV-në dhe Albin Kurtin n...
Përparim Rama pret në takim Dafina Zeqirin, i dhuron “Hyjnes...