Rritet numri i vetëvrasjeve, Japonia cakton ministër për vetminë

17:06 | 23 Shkurt 2021

Japonia ka emëruar ministrin e saj të parë për Vetminë këtë muaj pasi niveli i vetëvrasjeve në vend u rrit për herë të parë në 11 vjet gjatë pandemisë së Covid-19, raporton CNN, transmeton Arbresh.info.

Tetsushi Sakamoto e mori pozicionin e sapo krijuar në 12 Shkurt.

Sakamoto tha se kryeministri Yoshihide Suga e emëroi atë për të adresuar çështjet kombëtare “përfshirë çështjen e rritjes së shkallës së vetëvrasjes së grave gjatë pandemisë”.

“Suga më udhëzoi të shqyrtoj çështjen dhe të paraqes një strategji gjithëpërfshirëse, duke u koordinuar me ministrinë përkatëse.

“Shpresoj të kryej aktivitete për të parandaluar vetminë dhe izolimin shoqëror dhe për të mbrojtur lidhjet mes njerëzve”, shtoi Sakamoto.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara