Irani ka raportuar më shumë se 100 viktima të reja nga koronavirusi për të dytën ditë me radhë. Zëvendësministrja e Shëndetësisë Sima Sadat Lari tha se 113 pacientë kanë humbur jetën të dielën, duke rritur edhe numrin e përgjithshëm në 8,940 viktima.
Gjithashtu edhe 2,449 persona kanë rezultuar pozitiv brenda 24 orëve, shkruana arbresh.info
Zëvendëskryeministri Ali Rabiei ka larguar shqetësimet për një valë të dytë me të infektuar nga koronavirusi.
Katari ka filluar fazën e parë e lehtësimit të masave të kontrollit. Rreth 500 xhami janë hapur për lutje përveç ditës së premte, kur shumica e myslimanëve mblidhen për lutjet e së premtes. Dyqanet me së paku 300 m2 të hapen por jo gjatë vikendit.
Egjipti do të filloj rihapjen e fluturimeve nga 1 korriku. Ministri i Aviacionit Civil, Mohammed Manar ka thënë se hapat për rifillimin e fluturimeve varen nga kujdesi jonë për shëndetin e pasagjerëve, duke përfshire edhe testimin e atyre pasagjerëve që vijnë nga vendet me numër të lartë të të infektuarve./arbresh.info
Policia e Kosovës trajnohet me KFOR-in për situata emergjent...
Zbulohet laborator droge në Graçanicë
Bernabeu nuk harron: Camavinga në qendër të kritikave pas el...
Sveçla: Mjedisi që na rrethon është trashëgimi e përbashkët ...
Tragjike në Shkodër, 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së b...
Haxhiu: E kam ofruar pozitën e kryeparlamentares që të shman...