Një çiklist i cili rrëzoi një vajzë pesë vjeçare në dëborë është urdhëruar të paguajë vetëm 1 euro si kompensim për dëmin e bërë.
Pamjet e incidentit, të cilat u shpërndanë në internet vitin e kaluar, treguan vajzën e vogël duke ecur me një grua në një park natyror në Baraque Michel, Belgjikë, kur një çiklist duke hipur në malore e rrëzoi atë, transmeton portali arbresh.info
Një gjykatë në qytetin e Verviers vendosi sot se burri ishte fajtor për rrëzimin e qëllimshëm të vajzës dhe i dha atij një dënim me kusht me arsyetimin se ai tashmë ishte kritikuar mjaft në mediat sociale.
Babai Patrick Mpasa kishte filmuar gruan dhe vajzën e tij duke ecur në park në Ditën e Krishtlindjes kur çiklisti e rrëzoi atë.
Pamjet më pas u postuan në mediat sociale dhe përdoruesit e mediave sociale theksuan se ai duhet të dënohej.
Në atë kohë shoqata lokale e çiklizmit GRACQ e quajti sjelljen e burrit si “të papranueshme”.
Gjykatësi tha se burri nuk e kishte ndërmend që të lëndonte vajzën, dhe se e tërë ngjarja ishte një incident i vogël.
Gjykatësi shtoi se burri, i cili nuk u emërua, kishte kaluar kohë në paraburgim kur u arrestua.
Çiklisti u urdhërua të paguajë familjen e vajzës vetëm 1 euro si kompensim për incidentin.
Në një seancë të hershme gjyqësore më 3 shkurt, çiklisti pretendoi se ngjarja ndodhi sepse ai ishte përpjekur të mbante ekuilibrin e tij./arbresh.info/
Cyclist who knocked little girl to the floor is ordered to pay just €1 compensation pic.twitter.com/Cc9YQZlPc3
— The Sun (@TheSun) March 5, 2021
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë gjatë orës së fi...
Njoftim nga KEDS për punimet në rrjet për datat 4 – 8 ...
Sa mund të zgjasin rezervat e naftës të BE-së?
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...