Rrëzohet një helikopter sudanez në afërsi të kufirit me Etiopinë

14:11 | 13 Janar 2021

Një helikopter ushtarak sudanez është rrëzuar në rajonin kufitar me Etiopinë, ndërsa të gjithë anëtarët e ekuipazhit kanë mbijetuar, njoftoi sot agjencia zyrtare e lajmeve SUNA, transmeton Anadolu Agency (AA).

Helikopteri ushtarak u rrëzua pas fluturimit nga aeroporti “Wad Zayed” në Gedarif, që gjendet në afërsi të kufirit me Etiopinë.

“Ekuipazhi tentoi të zbres helikopterin shpejtë pas fluturimit, por goditi në tokë dhe u dogj”, theksoi agjencia e lajmeve, duke shtuar se mbijetuan tre anëtarë të ekuipazhit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara