Autoritetet ruse në rajonin e Moskës njoftuan më 12 korrik se një aeroplan udhëtarësh, Sukhoi Superjet 100, u rrëzua në qytetin Kolomna, pranë kryeqytetit rus.
Si pasojë, që të gjithë tre anëtarët e ekuipazhit në bord humbën jetën, thanë zyrtarët.
Aeroplani ishte duke u kthyer në aeroportin e Moskës, Vnukovo, pas një vlerësimi të rregullt teknik dhe punës riparuese.
Aeroplani, i ndërtuar më 2014, është i kompanisë ajrore Gazpromavia.
Kryetari i Kolomnas, Aleksandr Grechishchev, i cili shkoi në vend të ngjarjes, tha se nuk ka viktima, përjashtuar ato nga ekuipazhi i avionit, shkruan REL.
Një hetim ka filluar për “shkeljen e rregulloreve të sigurisë në bordin e aeroplanit, të cilat shkaktuan humbje jetësh”.
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...