Një helikopter është rrëzuar në Castelguelfo di Noceto, pranë Parmës, Itali, duke vrarë të tre personat në bord.
Mes viktimave ishte 41-vjeçari Lorenzo Rovagnati, CEO i kompanisë së njohur italiane “Gran Biscotto” dhe një nga trashëgimtarët e biznesit të themeluar nga babai i tij, Paolo.
Reaguesit e urgjencës identifikuan Rovagnati në vendin e përplasjes, ku ekipet e shpëtimit punuan deri në mbrëmje për të gjetur viktimat.
Bëhet e ditur se përplasja ndodhi në territorin e pronës Castelguelfo, në pronësi të familjes Rovagnati.
Dy viktimat e tjera besohet të jenë pilotët e helikopterit, shkruajnë mediat e huaja.
Raportohet e Prokuroria e Parmës dhe Agjencia Kombëtare e Italisë për Sigurinë e Fluturimeve kanë nisur hetimet për shkakun e rrëzimit.
Ndërsa një inspektor i aviacionit do të dërgohet për të koordinuar me autoritetet.
Ndryshe, mjegulla e dendur kishte mbuluar zonën gjatë gjithë pasdites dhe dukshmëria e dobët, e kombinuar me errësirën, mund të ketë luajtur një rol në aksident.
Raportet paraprake sugjerojnë se helikopteri po ngrihej, por mund të ketë pasur vështirësi për të fituar lartësinë përpara se të përpiqej të kthehej në tokë.
Hetuesit do të shqyrtojnë nëse ishte paraqitur një plan fluturimi dhe nëse kontrolli i trafikut ajror ishte alarmuar.
Ata gjithashtu do të përcaktojnë nëse helikopteri goditi një objekt përpara se të zbriste.
Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit
Edon Zhegrova pas fitores ndaj Pisas: Forca jonë është grupi...
Polonia ndërton fortifikime me topa e mitralozë për të mbroj...
Radoniqi voton i pari në Pejë
Zgjedhjet e parakohshme, nisin votimet në Kosovën
Sa ishte numri i personave që votuan në 25 përfaqësi diploma...