Një helikopter turk është rrëzuar në qytezën e Rajos në veriperëndim të enklavës së Afrinit, raportojnë mediat lokale duke cituar Forcat Demokratike Siriane (SDF), transmeton portali arbresh.info
Presidenti Recep Tayyip Erdogan e konfirmoi këtë incident për mediat turke.
Më 20 janar, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura Turke njoftoi nisjen e Operacionit Dega e Ullirit kundër forcave kurde në Afrin të Sirisë. Operacioni është kryer së bashku me forcat opozitare të ushtrisë siriane.
Damasku e ka dënuar ashpër këtë operacion si një sulm ndaj sovranitetit të Sirisë. Moska, nga ana tjetër, u ka bërë thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje dhe kanë kërkuar respekt për integritetin territorial të Sirisë./Arbresh.info/
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës
Leverkusen-Bayern, s’ka fitues në derbin gjerman
Irani njofton lëshime të reja raketash kundër Izraelit
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin e forcave të arma...