Një agfan, i arratisur në Britaninë e Madhe, që në moshën e adoleshencës, thotë për BBC, se ka frikë për jetën e nënës dhe motrës, që gjenden në Afganistan.
Ahmed ( jo emri i tij i vërtetë, për arsye sigurie) u arratis nga vendi në moshën 17 vjeçare. Tani ai ka krijuar një familje në Angli.
Ai tha se “nuk e di” nëse nëna dhe motra e tij, mund të jenë të sigurta”, së bashku me mijëra afganë të tjerë.
“Nuk e di nëse mami dhe motra ime do jetë të sigurta. A do të jenë njerëzit të sigurt? Nuk e di këtë gjë. Nëna ime gjithmonë e ka dashur Afganistanin, gjithmonë ka dashur që ne të edukohemi në vend. Por tani është koha që unë mund t’i ndihmoj ato, nëse kam mundësi gjithmonë. Mesazhi im është, ju lutem trajtojini refugjatët sa më mirë, nëse keni mundësi. Refugjatët nuk kishin zgjedhje tjetër, ata duhet të largoheshin. Silluni mirë me refugjatët.”
Zelensky: Ukraina nuk po e humbet luftën, ne kemi çliruar mj...
Malisheva dhe Dukagjini ndahen në paqe
Rama: Konkursi i Gjuhës Shqipe, fije e artë që lidh fillesat...
Osmani flet në telefon me presidentin e Finaldës: Diskutuam ...
Rivarroset dëshmori Agron Gjocaj, Haradinaj: Kujtimi për të ...
Koloneli amerikan, Wojcik: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, nd...