Bashkia e Romës njoftoi sot ndalimin e përkohshëm të të gjitha automjeteve me naftë, për shkak të ndotjes së lartë të ajrit.
Kryebashkiakja Virginia Raggi e mori këtë vendim pasi sasia në ajër e lëndës së veçantë PM10 kapërceu nivelet kritike në shumë pjesë të qytetit, thuhet në një deklaratë.
Ky ndalim, i cili nuk do të përfshijë autobusët, taksitë dhe automjetet e tjera të shërbimit publik, do të zbatohet nesër nga 7:30 deri në 10:30 në mëngjes dhe nga 4:30 deri në 8:30 pasdite.
Trafiku i automjeteve me naftë në Qytetin e Përjetshëm ka qenë i kufizuar tashmë edhe të dielën dhe të hënën, por vetëm për automjete më të vjetra, që nuk i plotësojnë standardet më të fundit të emetimeve të vëna nga BE.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës