Kroacia mund të ringjallë tensionet e vjetra etnike në rajonin e Ballkanit, si pasojë e mungesës së partive, të cilat përfaqësojnë minoritetin serb në qeverinë e re kroate.
Vendimi për të mos përfshirë serbët në qeverisje ka ardhur si rezultat i presionit të partisë së djathtë radikale Lëvizja për Atdheun, e cila do të formojë qeverinë me konservatorët në pushtet të drejtuar nga Kryeministri aktual, Andrej Plenkoviç, citon Associated Press.
Bashkimi Demokratik Kroat dhe Lëvizja për Atdheun ranë dakord për krijimin e koalicionit qeverisës, pasi HDZ, e cila ka qenë dominuese në vitet e fundit në Kroaci nuk mund të qeverisë dot e vetme. Zyrtarët e partisë në pushtet thanë se qeveria e re, që do të drejtohet për një mandat të tretë radhazi nga kryeministri Andrej Plenkoviç, do të miratohet në parlament, javën e ardhshme./A2CNN
Horoskopi për sot
Mot i vranët me reshje shiu dhe bore të dielën
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Za...
Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak, pas ...
Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP
Qytetarët e “zhytur” në kredi, Gërxhaliu: Është koha kur duh...