Numri i refugjatëve nën moshën 14 vjeçare të cilët po zhduken në Gjermani është rritur muajve të fundit, përkundër rënies në total të arritjes së refugjatëve, sipas Shoqatës Gjermane të Mirëqenies të Fëmijëve.
Numri është rritur nga 895 fëmijë në korrik në 902 në tetor, tha shoqata, duke cituar shifrat nga Zyra Federale e Krimit, transmeton portali arbresh.info.
Shifrat e reja janë “alarmuese” dhe nënvizuan se si vendet anembanë Bashkimit Evropian duhet të përmirësojnë mbështetjen e tyre për refugjatë të mitur, tha kreu i Shoqatës Gjermane të Mirëqenies së Fëmijëve, Holger Hofmann.
Fëmijët e Zhdukur të Evropës, një organizatë bamirëse, tha se bandat kriminale në të gjithë kontinentin po përpiqen gjithnjë e më shumë t’u bëjnë presion refugjatëve të mitur që të largohen nga institucionet e kujdesit zyrtar.
Ajo shtoi se shumë njerëz bëhen viktima të trafikimit të qenieve njerëzore ose seksuale, lypje të detyruar ose kontrabandë droge./Arbresh.info/
Nga Barcelona te Borussia Dortmund, të gjithë të ‘çmendur’ p...
Orban në prag të zgjedhjeve po merr përkrahje nga influencer...
Kusari-Lila: Uroj të stabilizohet çmimi i naftës, mekanizmi ...
Dërrasat zënë dy punëtorë në Strellc të Deçanit, njëri vdes,...
Presidenti i Irani: Parimet e dëshiruara tonat u pranuan në ...
Specialja anulon dy seancat për administrimin e drejtësisë n...