Kryeministri suedez, Ulf Kristersson ka reaguar pas të shtënave me armë në një shkollë në Orebrao duke thënë se sot është një ditë shumë e dhimbshme për të gjithë Suedinë.
“Mendimet e mia janë me ata që janë prekur dhe të afërmit e tyre. Mendimet e mia janë gjithashtu me të gjithë ata të cilëve dita normale e shkollës u zëvendësua me terror. Të jesh i mbyllur në një klasë me frikë për jetën tënde është një makth që askush nuk duhet ta ketë përvojë”, thotë ai në një postim në X.
Kristersson thotë se qeveria është në kontakt të ngushtë me policinë dhe po monitoron zhvillimet.
“Operacioni është ende në vazhdim dhe është e rëndësishme që publiku të ndjekë informacionin nga policia. Unë u bëj thirrje njerëzve që të lejojnë policinë të punojë pa u shpërqendruar në mënyrë që të hetojë se çfarë ka ndodhur dhe si mund të ndodhin këto krime të tmerrshme”, tha ai, shkruan BBC transmeton Arbresh.info
LEXO EDHE:
Pesë persona qëllohen me armë zjarri në një shkollë në Suedi
Pesë persona qëllohen me armë zjarri në një shkollë në Suedi
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...