Votuesit mund të organizojnë një abstenim masiv nga raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale franceze, pasi refuzojnë të zgjedhin midis Marine Le Pen dhe Emmanuel Macron.
Francezët kanë një zgjidhje të qartë me 7 maj, kur edhe do të shkojnë drejt vendvotimeve për herë të dytë për të zgjedhur presidentin e ri, transmeton portali arbresh.info.
Elektorati duhet të zgjedhë mes centristit Macron, i cili ka bërë fushatë pro-Bashkimit Evropian dhe pro-tregut të lirë, Marine Le Pen, e cila është kundër BE-së dhe anti-globaliste.
Linjat e betejës janë tërhequr qartësisht – por kjo nuk do të thotë se votuesit francezë janë të lumtur për vendimin që tani duhet të bëjnë.
Shumë votues këmbëngulën se do të refuzonin të votonin në raundin e dytë më 7 maj, sepse nuk donin që Le Pen ose Macron të udhëhiqnin vendin./Arbresh.info
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë
Paralajmëron CIA: Ngushtica e Hormuzit nuk pritet që të hape...
FIFA: Kosova vazhdon të rritet, marrin renditjen më të mirë ...
Irani i hapur për bisedime paqeje me SHBA-në, Araghchi: Duam...
Anëtarësimi në BE, Rama: Të bëjmë maksimumin që dera e hapur...
Ushtarët e Beneluksit përfundojnë misionin 1-vjeçar në Kosov...