Raportohet për 2,700 tonë nitrat amoniumi në portin e Dakarit

21:07 | 22 Gusht 2020

Zyrtarët e Senegalit kanë kërkuar heqjen e 2,700 tonë nitrat amoniumi nga porti i Dakarit, në mënyrë që të shmanget ndonjë shpërthim i mundshëm, ngjashëm me atë që pasoi para disa javësh në Bejrut.

Sipas medieve të huaja, shuma e kimikateve në portin e Dakarit e cila gjendet afër zonave të banuara, është pothuajse e njejët me atë në kryeqytetin libanez.

Zyrtarët thonë se kimikatet ishin pjesë e një dërgese prej 3,050 tonë të destinuara në shtetin e Malit, ndërkohë përgjegjësit e portit thonë se 350 tonë të nitratit veçse janë transportuar atje.

Ndërkohë qeveria deklaroi së fundmi se pronari i këtyre kimikateve ka kërkuar depozitimin e tyre në një depo rreth 30 kilometra larg nga porti i Dakarit.

Mirëpo kjo kërkesë nuk u aprovua nga ministria e mjedisit, duke thënë shuma nuk i ka përmbushur të gjitha kushtet e kërkuara.

“Ne i kemi kërkuar pronarit që të transportojë këto produkte jashtë Senegalit”, tha zyrtari i ministrisë Baba Drame për AFP. /Telegrafi/