Qyteti Brisbane në Australi futet në izolim, për shkak të rasteve me variantin Delta

17:10 | 31 Korrik 2021

Miliona australianë të tjerë gjenden tani në izolim derisa varianti Delta vazhdon të përhapet.

Sipas BBC, autoritetet kanë implementuar një bllokim të shkurtër tre-ditor në pjesët jug-lindore të Queensland, përfshirë në qytetin e tretë më të madh të Australisë, Brisbane, që filloi në orën 16:00 të shtunën.

Deri më tani, më pak se 15 për qind e australianëve janë vaksinuar plotësisht kundër coronavirusit.

Zyrtarët e Queensland raportuan gjashtë raste të reja me COVID-19, të gjitha të lidhura me një nxënës të shkollës së mesme i cili rezultoi pozitiv të enjten.

Jeannette Young, shefja kryesore e shëndetit në Queensland, iu tha gazetarëve se ata po gjurmonin çdo kontakt të atyre që kishin rezultuar pozitivë, dhe tha se ajo mendonte se mund të kishte “një numër të madh të zonave të ekspozimit” në Brisbane./telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara