Thirrja e ezanit do të dëgjohet nga dy xhamitë në qytetin australian Melbourne gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Komunat e Hume dhe Dandenong, në të cilat jeton komuniteti turk, kanë lejuar thirrjen e ezanit të Akshamit dhe ezani i Xhumasë.
Ky veprim vjen si një gjest mbështetës për myslimanët të cilët po kalojnë Ramazanin gjatë pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).
Sipas të dhënave zyrtare, numri i myslimanëve në Australi është rreth 604 mijë dhe mbi 200 xhami besohet të jenë mbyllur përkohësisht për shkak të masave për të frenuar përhapjen e COVID-19.
Deri më tani, në Australi janë regjistruar 6.765 raste të koronavirusit, duke përfshirë 93 raste të vdekjeve dhe 5.747 të shëruar
Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi globale.
Numri i të infektuarve nga COVID-19 në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 3.3 milionë, me rreth 234 mijë të vdekur dhe mbi 1 milionë pacientë të shëruar.
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot