Qeveria iraniane ka thënë se hakmarrja ndaj izraelit për vrasjen e liderit politik të Hamasit Ismail Haniyeh do të jetë “e saktë dhe e llogaritur”. Kjo deklaratë erdhi nga ministri i Jashtëm, Abbas Araqchi.
“Në konsultimet që kam pasur me ministrat e jashtëm të Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe është ngritur çështja e aktit terrorist të regjimit sionist.
Në këto bisedime kam theksuar se veprimi i regjimit sionist në cenimin e sigurisë dhe sovranitetin e Iranit nuk do të mbetet pa përgjigje dhe Republika Islamike e Iranit do të japë përgjigjen e saj në mënyrë të saktë, të llogaritur dhe të kontrolluar, duke marrë parasysh të gjitha dimensionet e nevojshme”.
“Kjo hakmarrje do të ndodhë në kohën e duhur dhe në mënyrën e duhur,” tha Araqchi, cituar nga agjencia iraniane e lajmeve Mehr./abcnews/
IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...