Qeni brenda shpëton, treni e tërheq zvarrë për vdekje gruan e ngatërruar në litar

15:46 | 15 Shtator 2021

Një aksident tragjik ka ndodhur të hënën në San Francisco të Shteteve të Bashkuara. Një grua, e cila me vete e kishte qenin që po e mbante me litar, u ngatërrua në lidhësen e kafshës dhe u tërhoq zvarrë për vdekje nga treni.

Rasti ndodhi në stacionin “Powell Street” në orën 3 e 16 minuta pasditën e 13 shtatorit. Një zëdhënës i hekurudhave tha se zyrtarët janë duke e hetuar aksidentin fatal, shkruan Independent.

Zyrtarët e hekurudhave thanë se gruaja 41-vjeçare, Amy Adams, ndodhej në tren bashkë me qenin e vet. Në sekondën e fundit, kur dyert ishin mbyllur, ajo zbriti nga treni, por qeni mbeti brenda.

Dëshmitarët dhe zyrtarët thanë se dukej sikur Adams po ia bënte dikujt me dorë para se të tërhiqej zvarrë nga treni. Sidoqoftë, treni u nis me qenin brenda, ndërsa gruaja u tërheq nëpër binarë. Zyrtarët thanë se qeni nuk është lënduar.

Dëshmitari Mike Sim për një televizionin lokal tha: “Ishte goxha traumatike.” Ai gjithashtu tha se foli me një burrë që ndodhej në platformën e stacionit, i cili po bënte panik dhe i tha se gruaja që po tërhiqej nga treni është e dashura e tij.

Në vitin 2018, kompania që e menaxhon këtë linjë ishte dënuar me një shifër rekorde prej 1.3 milion dollarësh për shkeljen e rregullave të sigurisë, që kishte rezultuar me vdekjen e dy punëtorëve më 2013./express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara