Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky deklaroi se sot është duke shkuar për në Uashington, ku do të takohet me presidentin amerikan Joe Biden.
Ky është udhëtimi i tij i parë jashtë vendit që nga pushtimi i Rusisë në shkurt, shkruan BBC transmeton arbresh.info
Detajet se si dhe kur ai udhëtoi nuk ka gjasa të bëhen publike, duke pasur parasysh rreziqet e sigurisë.
Shtëpia e Bardhë konfirmoi se do të furnizonte Ukrainën me një bateri raketash Patriot, duke rritur ndjeshëm aftësinë e mbrojtjes ajrore të vendit.
Ai tha gjithashtu se do të mbajë një fjalim në Kongres dhe do të mbajë një sërë takimesh.
Vizita, çuditërisht, u mbajt e fshehtë, me konfirmimin zyrtar që erdhi vetëm disa orë para fillimit të saj.
Përndryshe, SHBA ka qenë aleati më i rëndësishëm i Ukrainës në luftë, duke dhënë 50 miliardë dollarë ndihmë humanitare, financiare dhe të sigurisë – shumë më tepër se çdo vend tjetër. /arbresh.info/
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit