Një i burgosur 47 vjeçar i cili kaloi 17 vjet të jetës së tij prapa grilave, qau dhe puthte duart e gjyqtares e cila e shfajësoi atë pasi dikur ishte dënuar për një krim që nuk e kishte kryer.
John Bunn ishte 14 vjeçar kur ishte akuzuar për një vrasje të shkallës së dytë – vdekjen e një oficeri korrektues jashtë detyrës në Brooklyn në vitin 1991, njofton Klan Kosova.
Bunn, dhe një tjetër adoleshent i quajtur Rosean Hargrave, u akuzuan për detyrimin e Rolando Neischer dhe partnerit të tij Robert Crosson për të lënë makinën e tyre, duke i qëlluar dhe duke vjedhur automjetin.
Neischer vdiq, ndërsa Crosson mbijetoi të shtënat dhe u bë dëshmitari i vetëm.
Bindja e vrasjes së Bunn u hodh në vitin 2016, pasi u zbulua se detektivi kryesor i çështjes, Louis Scarcella, përdori ‘praktika të rreme dhe mashtruese’ ndërsa ishte me NYPD.
Bunn në fund lirua nga akuza për vrasje por reagimet e tij pas vendimit, morën dhenë me tu ndarë në rrjete sociale, njofton Klan Kosova.
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale