Presidenti rus, Vladimir Putin do të qëndrojë në një vizitë dyditore në Turqi gjatë kësaj jave, ku do të bisedojë me homologët e tij turq dhe iranianë.Putin do të takohet me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan më 3 prill në Ankara, në kuadër të takimit të Këshillit për bashkëpunim të lartë Turqi-Rusi.
Kremlini ka njoftuar se bashkëpunimi dypalësh në tregti dhe sferat ekonomike, do të diskutohet gjatë këtij takimi. Po ashtu, do të diskutohet për zbatimin e “projekteve të përbashkëta strategjike, veçanërisht ato të sektorit të energjisë”.
Putin dhe Erdogan pritet të lansojnë njësinë e parë të stacionit bërthamor turk, Akkuyu.Në prill të vititt 2015, korporata shtetërore ruse për energji bërthamore, Rosatom, ka nisur ndërtimin e katër njësive bërthamore që kap vlerën prej 20 miliardë dollarësh.Kremlini ka njoftuar se Putini dhe Erdogani po ashtu pritet të flasin për “çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, përfshirë luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe situatën në Siri”, para takimit tripalësh me presidentin iranian, Hassan Rohani, që do të mbahet në Ankara më 4 pril.Rusia, Turqia dhe Irani janë të përfshira në konfliktin në Siri dhe sponsorizojnë bisedimet e paqes që zhvillohen në Astana të Kazakistanit.
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...