“Nëse të gjitha këto marrëveshje shpërbëhen, atëherë nuk do të mbetet asgjë që të limitojë armatimin. Atëherë, sipas mendimit tim, situata do të jetë jashtëzakonisht e rrezikshme. Nuk do të mbetet asgjë përveç garës së armatimeve”, deklaroi presidenti rus gjatë një konference për shtyp.
“Ajo që na shqetëson, është që traktati ABM mbi raketat antibalistike është anuluar, tani po diskutohet traktati INF dhe fati i traktatit Start (mbi reduktimin e armëve strategjike) nuk është i qartë”, shpjegon Vladimir Putin gjatë kësaj konference për shtyp me kryeministrin italian, Giuseppe Conte, përcjell Atsh.
Presidenti rus paralajmëroi më pas se “pyetja kryesore është se çfarë do të bëjë SHBA-ja në rast se do të tërhiqet nga INF-ja. Nëse do të vendosin raketa në Europë, atëherë, normalisht që ne duhet të përgjigjemi në mënyrë simetrike”.
Një i vdekur dhe 27 të lënduar pasi një tren i shpejtë u për...
Deondre Burns zyrtarisht largohet nga Prishtina, rikthehet n...
Robert Rrahmani “Ylli i Javës” në Superligën e K...
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS-së, diskutime në Kryesi...
Zjarr në një fabrikë në Prizren, një punëtor dërgohet në spi...