Vladimir Putin ka krijuar një drejtori të re brenda ushtrisë ruse për të promovuar patriotizmin, e cila ngjan me një praktike sovjetike që dikur vinte komisarë politikë për t’u mësuar ushtarëve rregullat e marksizmit dhe leninizmit.
Masa e miratuar nga Putini në një dekret presidencial të botuar të hënën, do të ndikojë në mbi 1 milion pjesëtarë të shërbimit ushtarak të Rusisë dhe duket se është projektuar për të siguruar besnikërinë e ushtarëve në një kohë kur Moska është izoluar në një bllokim gjeopolitik me Perëndimin.
“Në kushtet e një informacioni global dhe konfrontimit psikologjik (me Perëndimin), roli i unitetit politik dhe moral brenda ushtrisë dhe shoqërisë rritet në mënyrë drastike”, u shpreh agjencia e lajmeve Interfax.
Në Bashkimin Sovjetik, një drejtori e ngjashme ka punuar për të siguruar që ushtria të qëndrojë besnike ndaj partisë komuniste në atë kohë.
Putin, komandant i forcave të armatosura të Rusisë, konkurroi si kandidat i pavarur kur u rizgjodh në një mandat të ri në mars, por mbështetet nga Partia e Bashkuar e Rusisë në pushtet.
Dekreti i tij tha se drejtoria e re do të ishte përgjegjëse për punën “ushtarake-patriotike” dhe, me një dekret të veçantë, Putin bëri kolonelin e përgjithshëm Andrei Kartapolov, një veteran i konfliktit të Rusisë në Siri, kreun e saj të ri.
Ministria e mbrojtjes nuk ka publikuarr detajet e drejtorisë së re, por një burim ushtarak i paidentifikuar i tha të përditshmes “Kommersant” se Kartapolov do të ishte gjithashtu përgjegjës për aktivitetet e Yunarmiya, një organizatë patriotike e të rinjve ushtarakë të sponsorizuar nga ministria.
Moti sot në Shqipëri me ulje të temperaturave
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...
Sulmi me 16 viktima në Australi, Kryeministri propozon ligje...
AKP do të organizojë aksion humanitar për dhurimin e gjakut
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...