Sipas një raporti të fundit të publikuar nga New York Times, thuhet se Presidenti rus Vladimir Putin i ka thënë Presidentit amerikan Donald Trump se ‘hakerët rusë janë shumë të zotë për t’u kapur’.
Drejtori i komunikimit në Shtëpinë e Bardhë, Anthony Scaramucci, i ka thënë CNN-it se ‘nëse Moska do të sulmonte Komitetin Demokratik Kombëtar, ju kurrë nuk do ta kuptonit dhe kurrë nuk do të kishit dëshmi për to, sepse ata kanë aftësi të mbajnë sekret mashtrimin dhe hakmarrjen’, transmeton portali arbresh.info
Inteligjenca amerikane ka konkluduar se vitin e kaluar Rusia ka sulmuar fushatën e DNC dhe kandidatën e demokratëve, Hillary Clton, si pjesë e një fushate për të ndihmuar Trump që të merrte pushtetin.
Departamenti i Drejtësisë, FBO dhe komitetet e Inteligjencës së Dhomës dhe Senatit po hetojnë ndërhyrjen ruse, si dhe lidhjet midis ekipit të Trump dhe Kremlinit, të cilat Trump i ka mohuar.
Donald Trump dhe Vladimit Putin janë takuar për herë të parë zyrarisht në samitin G20 në Gjermani.
Takimi i dytë mes dy liderëve u konfirmua gjatë javës së kaluar, kur u njoftua se ata biseduan për më shumë se një orë gjatë darkës. /Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...