Shembujt e Irakut dhe Libisë kanë bindur udhëheqjen e Koresë së Veriut se vetëm mbrojtja bërthamore mund t’i mbrojë ato, kështu që asnjë sanksion nuk mund t’ua kthejë mendjen, tha presidenti rus Vladimir Putin.
Pheniani nuk do të heqë dorë nga programi i saj ushtarak nën presionin e sanksioneve dhe kërcënimeve ushtarake, sepse shembujt e Irakut dhe Libisë e kanë bindur atë se parandalimi bërthamor është e vetmja mënyrë e besueshme për të siguruar sigurinë e saj, u tha Presidenti Putin gazetarëve, transmeton portali arbresh.info
“Histeria ushtarake në kushte të tilla është e pakuptimtë; është një rrugë qorre”, shtoi ai. “Mund të çojë në katastrofë globale, planetare dhe humbje të mëdha të jetëve. Nuk ja mënyrë tjetër për të zgjidhur problemin bërthamor me Korenë Veriore, përveç asaj të dialogut paqësor “.
Pushtimi i Irakut i udhëhequr nga SHBA në 2003 dhe ndërhyrja e NATO-s në Libi në vitin 2011 erdhën pasi udhëheqësit e këtyre vendeve iu nënshtruan presionit ndërkombëtar dhe hoqën dorë prej programeve të tyre të armëve të shkatërrimit në masë në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.
Koreja e Veriut nga ana e saj zgjodhi konfrontimin me komunitetin botëror, duke zhvilluar me sukses armë bërthamore dhe aktualisht, duke shpejtuar përsosmërisht mjetet e shpërndarjes së tyre./arbresh.info/
Rama ndan pamje nga punimet në rrugën Fier–Kthesa e Patosit–...
Kush do të kompensohet nga pasaktësitë në njehsorët elektrik...
“Irani në kolaps financiar”/ Trump: Janë të dëshpëruar që Ho...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Detaje nga vrasja në Memaliajt, vëllai i dorasit i plagosur ...
Kurti merr pjesë në themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Naty...