Presidenti rus, Vladimir Putin përmes një telefonate ka falenderuar Presidentin amerikan, Donald Trump për informacionet që i kaloi Rusisë përmes CIA-s.
Gjatë bisedes telefonike Putin ka theksuar se “fal njoftimit të bërë nga CIA, është parandaluar një sulm terrorist në Kremlin”, shkruan “BBC”, transmeton portali arbresh.info
Sipas “BBC-së” sulmi pritej të kryhej në Shën Petersbugr, në Katedralen Kazan.
Agjencia e inteligjencës ruse ka bërë të ditur se gjatë ditës së premte janë arrestuar 7 persona të dyshuar për lidhjet me Shtetin Islamik, ndërsa është theksuar se gjatë bastisjes janë gjetur armë, eksploziv dhe literaturë ekstremiste.
FBI ( në gjuhën ruse) ka theksuar se ky rrjet po planifikonin të kryenin sulme vetëvrasëse në një institucion fetar.
Biseda e sotme mes Putin dhe Trump është biseda e dytë telefonikë gjatë kësaj jave./arbresh.info/
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...
Arrestohet një grua në Pejë, dyshohet se vodhi nga sefi 176 ...
Trump i kërkon Iranit lirimin e grave të dënuara me vdekje
Kaja Kallas: Pres zhbllokimin e kredisë për Ukrainën në 24 o...
Ndryshime të mëdha te Barcelona – këta janë pesë yjet që pri...