Vladimir Putin dhe Donald Trump absolutisht nuk do të lejojnë konfrontim të armatosur mes Rusisë dhe SHBA-ve, tha për RIA Novosti, ministri i jashtëm Sergei Lavrov.
“Duke folur për rreziqet e konfrontimit ushtarak, jam 100 për qind i sigurt që të dy ushtritë nuk do të lejojnë këtë, dhe natyrisht as presidentët Putin apo Trump”, tha Lavrov, transmeton portali arbresh.info.
“Fundja ata janë udhëheqës, të zgjedhur nga popujt e tyre dhe janë përgjegjës për paqen e tyre”, citohet të ketë thënë ministri i jashtëm rus.
Mes përkeqësimit të marrëdhënieve ndërmjet Moskës dhe Uashingtonit, Lavrov sinjalizoi se ka përpjekje për të lehtësuar nyjën. Në veçanti, ministri i jashtëm njoftoi se presidenti i SHBA ftoi homologun e tij rus në Uashington gjatë një telefonate. Trump tha se do të ishte “i gatshëm të shihte [Putin] në Shtëpinë e Bardhë” dhe më pas shtoi se “do të ishte i lumtur të bënte një vizitë reciproke [në Moskë]”, deklaroi Lavrov./Arbresh.info/
Zbulohet “tradhtari” në zhveshtoren e Real Madridit – ky loj...
Hysen Durmishi thotë se ka vendosur të mos garojë për depute...
KFOR dhuron pajisje edukative për shkollën `Fetah Sylejmani`...
Rama takon Sekretarin e Shtetit të Iowa-s, flasin për invest...
Kurti njofton aderimin e Adelina Tërshanit në VV, do të kand...
Marrëveshja për refugjatët me Italinë, reagon Rama: Do të va...