Presidenti rus, Vladimir Putin dhe ai i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kanë rënë dakord që të marrin misionin për paqe të udhëhequr nga afrikanët.
Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, tha se të dy liderët janë pajtuar për këtë mision të mundshëm paqeje, shkruan Aljazeera.
“Diskutimet e mia me të dy liderët treguan se ata të dy janë të gatshëm të presin liderët afrikanë dhe të kenë diskutime se si mund t’i jepet fund këtij konflikti”, tha Ramaphosa.
“Nëse kjo do të ketë sukses apo jo do të varet nga diskutimet që do të zhvillohen” tha ai.
Ramaphosa tha gjithashtu se plani i paqes u mbështet nga udhëheqësit e Senegalit, Ugandës dhe Egjiptit, duke shtuar se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, SHBA dhe Britania ishin gjithashtu të informuar.
Zjarr në një apartament në Tiranë
Si ushqehen astronautët në hapësirë? NASA ndan pamje
Trump: Falënderimi i takon Allahut, e marta “ditë ferri” për...
Ambasada e SHBA-së: Pashkë të gëzueshme dhe të bekuara për t...
Pashkë në hije lufte/ Papa Leoni XIV: Të mos paralizohemi ng...
Vuçiq: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit...