Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka rikthyer titullin “Nëna Heroinë” për gratë që lindin dhe rrisin dhjetë ose më shumë fëmijë.
Putin nënshkroi një dekret të hënën për titullin “Nëna Heroinë”, të cilin udhëheqësi sovjetik Josef Stalin e vendosi për herë të parë në 1944, pas humbjeve masive të popullsisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, shkruan The Moscow Times.
Sipas dekretit të Putinit, nënave do t’u jepet një pagesë prej 1 milion rubla (16,000 dollarë) sapo fëmija i tyre i 10-të mbush një vjeç dhe 9 fëmijët e tjerë janë gjallë.
Ky është një veprim për të frenuar rënien e vazhdueshme demografike në Federatën Ruse që nga viti 2018.
Titulli “Nëna Heroinë” është në të njëjtin nivel statusi me urdhrat e rangut të lartë shtetëror si Hero i Rusisë dhe Hero i Punës.
Megjithatë, qeveria ruse do të marrë parasysh ata që janë zhdukur ose kanë vdekur gjatë mbrojtjes së atdheut.
Rama publikon pamje nga shkolla e re “Ibrahim HimaR...
Çështja e inceneratorëve, kryebashkiaku Veliaj fiton gjyqin ...
Sulmet e SHBA dhe Izraelit, vritet kreu i inteligjencës së G...
Studentët shqiptarë protestojnë në Shkup, Spiropali apelon p...
E ardhmja ende e paqartë: Agjentët e Vini Jr kontaktojnë gji...
42 aksidente trafiku e mbi 2 mijë gjoba të shqiptuara gjatë ...