Një lajm jo i mirë për ata që pinë duhan.
Që nga korriku, qyteti i dytë më i madh në Spanjë, do të ndalojë pirjen e duhanit në të gjitha plazhet, transmeton portal arbresh.info
Vendimi erdhi pas një pilot projekti të kryer vitin e kaluar, ku u ndalua duhani në katër nga dhjetë plazhet e qytetit.
“Plazhet pa duhan do të ofrojnë hapësira më të shëndetshme të jetesës, më pak mbeturina dhe respekt për mjedisin”, thuhet në deklaratë.
Disa rajone spanjolle kanë vendosur ndalime në vitin 2020 për të frenuar përhapjen e Covid-19, ndërsa të tjera, si Ishujt Balearik, përfshirë Mallorca, e kanë miratuar tashmë masën përpara pandemisë për arsye mjedisore.
Ishujt Kanarie, Andaluzia, Galicia dhe Valencia kanë ndjekur shembullin me një ndalim të pjesshëm ose të plotë të pirjes së duhanit në plazhet e tyre./arbresh.info/
KFOR monitoron një operacion shpërthimi në Kosovë
Bashkimi godet fuqishëm, transferon Adrio Baileyn
E rëndë në Australi, një burrë humbet jetën pasi u sulmua ng...
Albion Rrahmani gjen golin e radhës në Çeki
I shpëtoi sulmit rus, ambasadori shqiptar: Raketa depërtoi e...
Presidentja e Komisionit Evropian: Iranit s’duhet t’i lejohe...