Protestuesit në qytetin jugor të Basras sërish kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër korrupsionit dhe mungesës së shërbimeve bazike.
Trazirat kanë vazhduar përgjatë verës, por të paktën shtatë persona janë vrarë vetëm këtë javë nga përleshjet, transmeton portali arbresh.info.

Provinca me shumicë shiite e Basrës posedon rreth 70% të rezervave të naftës në Irak, por banorët ankohen për dekada të neglizhimit nga qeveria qendrore.

Parlamenti i Irakut tani ka thënë se do të thërrasë një seancë urgjente të shtunën për të diskutuar trazirat. Protestat gjithashtu detyruan mbylljen e portit aty pranë të Umm Kasarit të enjten.

Përkundër orës policore dhe premtimeve të fondeve emergjente, trazirat kanë vazhduar./Arbresh.info/

Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë
Një anëtar shpëtohet pas rrëzimit të aeroplanit të SHBA-së n...
Osmani nesër ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
A po kthehet Vuçiqi në ekzekutiv? Serbia përballë zgjedhjeve...
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës