Dhjetëra mijëra protestues kanë dalë në rrugët e Britanisë së madhe dhe para qeverisë britanike për ta kundërshtuar kërkesën e kryeministrit Boris Johnson për pezullimin e punës së kuvendit të këtij shteti.
Protestuesit në Londër mbanin pankarta me mbishkrimin “Mbroje demokracinë”, brohorisnin “ndaleni puçin” dhe mbanin në duar flamuj të Bashkimit Evropian.
Tubime të mëdha janë mbajtur nëpër dhjetëra qytete në mbarë Britaninë, përfshirë qytetet Manchester, Glasgow, Birmingham, Brighton, Swansea, Bristol dhe Liverpool.
Në Londër, koordinatorja kombëtare e grupit “Momentum”, tha para protestuesve: “Kjo është demokracia jonë dhe nuk do ta lejojmë një kryeministër që s’është zgjedhur nga populli që ta menaxhojë këtë rrëmbim të pushtetit”.
“Ai dëshiron ta pezullojë sistemit dhe të fshehet. Ne e dimë ku jetoni ju, Johnson”, shtoi ajo.
Ministrja në hije e punëve të brendshme, Diane Abbott, gjithashtu mbajti fjalim para protestuesve, duke thënë se lideri i laburistëve, Jeremy Corbyn, i ka dhënë përkrahje 100 për qind këtyre protestave dhe se ai së shpejti do të jetë në qeveri si kryeministër, shkruan “The Guardian”.
Bayern Munich fiton me vështirësi ndaj Eintracht Frankfurt
Vritet me thikë 47-vjeçari në Kavajë, pas një konflikti për ...
Qeveria dje formoi Këshillin për shënimin e Epopesë së UÇK’s...
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor me operacion në Bjeshkët e...
Presidenca publikon përmbledhjen e vizitës së Vjosa Osmanit ...
Presidenti iranian: Nuk do t’i nënshtrohemi presionit nga fu...