Ka pasur tensione në Firence, ku rreth 2.000 persona u mblodhën në “Piazza della Repubblica”, për të protestuar kundër një tubimi të zëvendëskryeministrit Matteo Salvini.
Policia ka ndërhyrë, madje ashpërsisht, pasi disa manifestues kanë kërkuar për disa herë të çajnë kordonin e sigurisë.
Zëvendëskryeministri Salvini po mbante një tubim në sheshin “Strozzi”, bashkë me kandidatin e qendrës së djathtë për kryebashkiak të qytetit. Por, në anën tjetër thirrej Salvini, jashtë Firences.
Një valë pakënaqësie ndaj zv.kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm po shihet në rritje në Itali, veçanërisht në jug. Heqja e një banderole kundër liderit të së djathtës ekstreme në Bergamo, pak ditë më parë, bëri që protestat të shumëfishoheshin në qytete të ndryshme të vendit.
Madje, nga rrugët, banderolat kundër Salvinit u transferuan në ballkone shtëpish dhe mediet sociale. Salvini është angazhuar në fushatë për zgjedhjet e afërta europiane, ku ai dhe parti të tjera populiste po tentojnë të bëjnë revolucion në rezultate, por pakënaqësia me qëndrimet e tij po shton jo pak zemërimin e italianëve.
Top Channel
Tokio “vishet” kuqezi për Ramën, kryeqyteti japonez mbulohet...
“Për Kosovën që beson dhe fiton”, LDK mobilizon qytetarët pë...
Formacionet zyrtare, Ferizaj – Dukagjini: Dy ekipet pë...
Paraburgim ndaj shtatë të dyshuarve për kërcënim të votuesve...
Raporti policor për incidentin me eskortën e Kurtit në Skend...
Haxhiu përkujton viktimat e Masakrës së Stagovës