Prokurori i shtetit në Turqi para gjykatës ka kërkuar arrestimin e drejtoreshës së Amnesty International dhe nëntë aktivistëve të tjerë të të drejtave të njeriut që tani ndodhen në paraburgim.
Idil Eser dhe të tjerët u arrestuan më 5 korrik, përderisa po mbanin një takim në një hotel pranë Stambollit, transmeton portali arbresh.info
Sipas autoriteteve turke, ata janë akuzuar për ‘komplot ndaj shtetit’, ndërsa AI e ka quajtur arrestimin ‘abuzim grotesk të pushtetit’.
Përpjekja e grusht shtetit ushtarak gjatë vitit të kaluar ka shkaktuar një goditje të madhe ndaj njerëzve që dyshohet se kanë lidhje me kleriun mysliman Fetullah Gulen, i cili është fajësuar nga Ankaraja për grusht shtet.
Më shumë se 50,000 njerëz janë burgosur në pritje të gjykimit dhe 150,000 janë shkarkuar ose pezulluar nga puna e tyre, duke përfshirë ushtarë, policë, mësues, gjyqtarë dhe shërbëtorë të tjerë publikë.
Drejtoresha e AI në Turqi së bashku me nëntë të tjerët janë arrestuar përderisa po mbanin seminar mbi menaxhimin e sigurisë dixhitale. Mes të arrestuarve janë edhe një shtetas gjerman dhe një suedez./Arbresh.info
Blerim Sallahu: Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit është sh...
Italia nuk do të hyjë në luftë, Meloni: Më shumë taksa për a...
Specialja tha se respekton Kushtetutën e Kosovës, OVL e UÇK-...
Ambasada Britanike i dhuron policisë 16 dronë dhe 2 automjet...
Ferit Hoxha telefonatë me homologun e Katarit: Dënojmë sulme...
Hamza shtron iftarin tradicional për BIK-un, thekson vlerat ...