Shtatë persona janë arrestuar në perëndim të Gjermanisë nën dyshimet se po krijonin një celulë terroriste islamiste, thanë prokurorët më 6 korrik.
Ata po ashtu dyshohet se kanë mbështetur grupin militant, Shteti Islamik.
Personat e arrestuar në Gjermani janë nga Taxhikistani, Kirgizia dhe Turkmenistani, thanë prokurorët. Ata u arrestuan në landin gjerman, Rajna Veriore-Vestfalia.
Një burrë tjetër dhe gruaja e tij raportohet se janë arrestuar nga autoritetet holandeze. Burri dyshohet se i përkiste këtij grupi.
Prokurorët thanë se të dyshuarit hynë në Gjermani pak kohë pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022 dhe synonin “të kryenin sulme terroriste të nivelit të lartë në Gjermani, përmes taktikave që përdor IS-i ”.
Prokurorët thanë se të dyshuarit veçse kishin identifikuar shënjestrat potenciale në Gjermani dhe kishin tentuar të siguronin armë. Megjithatë, ata nuk besohet se kanë arritur të zhvillonin ndonjë plan konkret për sulme.
Të arrestuarit pritet të dalin para një gjykate në Gjermani të enjten ose të premten. /Rel/
Qeveria e Kosovës miraton disa vendime të rëndësishme në mbl...
Komisioni për Ekonomi rekomandon miratimin e marrëveshjes sh...
Gnabry humb Kupën e Botës pas lëndimit që pësoi
Erdogan bisedë telefonike me homologun gjerman: Konfliktet n...
Haxhiu: Bordi i Paqes më 27 prill në Kuvend
Media suedeze për Naim Murselin: Suedezi u dënua për jetë si...