Prodhuesi japonez farmaceutik Shionogi & Co, njoftoi se mund të hedhë në treg këtë vit vaksinën kundër koronavirusit (COVID-19), transmeton Anadolu Agency.
Në një konferencë për shtyp në internet, presidenti i kompanisë, Teshirogi Isao, tha se nëse lejojnë kushtet ata mund të përfundojnë prodhimin e vaksinës kundër COVID -19 këtë vit dhe ta hedhin atë në treg.
“Kompania dëshiron të kontribuojë për të mbajtur nën kontroll pandeminë COVID-19 sa më shpejt të jetë e mundur përmes investimeve të forta”, tha Teshirogi.
Nëse prodhohet dhe hidhet në treg, vaksina Shionogi do të jetë vaksina e parë kundër COVID-19 e prodhuar në Japoni.
Agjencia Kyodo njoftoi se prodhuesi japonez është në bisedime me Ministrinë e Shëndetësisë për rregullimin e testeve që përfshijnë përcaktimin e efektit dhe sigurisë së vaksinës.
Shionogi ka përfunduar linjën e prodhimit për sasinë e dozave që do të mbulojnë vaksinimin e dhjetë milionë njerëzve në vit.
Kompania synon të rrisë kapacitetin e linjës së saj të prodhimit./arbresh.info/
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...