Duka i Sussex ka filluar veprimet juridike kundër pronarëve të tabloideve “The Sun” dhe “Daily Mirror”, ne lidhje me supozimet mbi hakimet e telefonit.
Padia është ngritur në emër të Prince Harry mbi supozimin për përgjim të paligjshëm të mesazheve të postës zanore, konfirmoi Buckingham Palace, transmeton portali arbresh.info
Gjatë kësaj jave, gruaja e tij, Meghan Markle ka paditur “Daily Mail”, pasi akuzohet se ka publikuar në mënyrë të paligjshme një letër private të babait të saj.
BBC deklaron se ende nuk janë vërtetuar datat e akuzën, por besohet se këto kanë të bëjnë me skandalin e përgjimeve telefonike gjatë vitit 2000.
Në një deklaratë të lëshuar gjatë turnout në Afrikën Jugore, Prince Harry tha se ndërhyrja e paligjshme e mediave ka shtyrë ata që të marrin një vendim të tillë.
Duke iu referuar nënës së tij të ndjerë Diana, Princesha e Uellsit, princi tha se “frika e tij më e thellë është historia që përsëritet”.
Botuesit mund të përballen me një faturë totale për hakimin e telefonit deri në 1 miliard dollarë./arbresh.info/
Artan Grubi kthehet në Maqedoninë e Veriut, arrestohet në Bl...
Arton Hoti, veterani i UÇK-së nderohet me çmimin “Ambasador ...
Vrasja e “El Mencho”/ Përleshje në Meksikë, presidentja shpa...
Man City s’di të ndalet, gati 75 milionë euro për ylllin tje...
Moti në Shqipëri me kthjellime e vranësira kalimtare
Çështja e Presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun